Qytetarët që prej 59 ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë përcjellë edhe mbrëmjen e sotme të njëjtin mesazh, duke i lënë një shënim gjigant në Bulevardin poshtë zyrës së tij.
Fjala “Dorëheqje!” në anglisht është shkruar në sheshin ku zhvillohet protesta, si simbol i kërkesës kryesore të artikuluar gjatë gjithë këtyre ditëve të tubimeve.
Që prej nisjes së protestave, qytetarët dhe aktivistët kanë bërë të ditur se krahas dorëheqjes së qeverisë kërkojnë edhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila, sipas tyre, do të krijonte kushtet për një proces të ri zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
The post FOTOLAJM/ Protestuesit i kujtojnë Ramës kërkesën e tyre kryesore dhe i lënë kryeministrit shënimin gjigant në Bulevard: Dorëheqje! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.




