Tërmet 4.5 ballë në Janinë, lëkundjet ndihen edhe në jug të Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Janinës.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u shënua rreth orës 23:10, me epiqendër 9 kilometra në perëndim-jugperëndim të Asprangelës dhe rreth 15 kilometra larg qytetit të Janinës.

Lëkundja ka pasur një thellësi të cekët fokale, rreth 5 kilometra, duke bërë që të ndihej më fort në zonën përreth epiqendrës. Banorë të Janinës dhe zonave të tjera raportuan shqetësim, ndërsa dridhjet u perceptuan edhe në jug të Shqipërisë.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

The post Tërmet 4.5 ballë në Janinë, lëkundjet ndihen edhe në jug të Shqipërisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme