FOTOLAJM/ Rrëzohet pema e Krishtlindjeve në Lezhë, era e fortë shkatërron shtëpizat

Era e fortë në qytetin e Lezhës ka shkaktuar dëmtime gjatë natës në dekorin e festave.


Pema e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” është rrëzuar.

Ndërsa janë shkatërruar shtëpizat e vendosura për festa, dërrasat e të cilave janë përhapur në shesh.

Gjithashtu janë rrëzuar pemë, ndërsa një tabelë rrugore ka përfunduar në një makinë të parkuar duke i thyer xhamin e pasëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme