Fotoreporteri i njohur kosovar, Blerim Uka, ka ngritur duart për të bërë dua siç bëjnë myslimanët para statujës më të madhe në botë të Jezu Krishtit në Rio të Brazilit. Vizitorët atje janë të krishterë.
Megjithatë ai ka treguar se kjo statujë vizitohet edhe nga myslimanët pasi që është simbol botëror.
Ashtu siç bëri me të gjitha kompeticionet më prestigjioze të sportit botëror gjatë viteve të fundit, Uka përcolli nga afër edhe Lojërat Olimpike “Rio 2016”.