Tre milionë njerëz janë evakuuar pasi tajfuni “Mangkhut” i cilësuar si “mbreti i stuhive” që la pas dhjetëra të vdekur ne Filipine
Hong Kong filloi një evakuim masiv pasi tajfuni goditi qytetin duke shkulur pemë e duke sjellë përmbytje.
Në Filipine, tajfuni preku fillimisht tokën në Baggao, në verilindje të ishullit të Luzonit, të shtunën e javës së kaluar dhe u largua vetëm pas rreth 20 orësh. Edhe pse fillimisht u konsiderua si stuhia më e fuqishme për vitin 2018, “Mangkhut” humbi shumë nga forca e tij me të prekur tokën.
Plot 5 milionë njerëz ishin në trajektoren e tij dhe mbi 100 mijë vetë gjetën strehim në disa qendra të përkohshme të sigurta.
Ndërkohë, Daily Mail sjelle disa foto nga kjo katastrofë: