Franca dërgon luftanijet për manovra detare me Greqinë, përballë presionit të Turqisë

Mediat greke njoftonin sot se Franca po dërgon luftanijet e saj në lindje të Mesdheut për manovra të përbashkëta me marinën e Greqisë e Qipros, teksa presidenti Emmanuel Macron dënoi një ditë më parë Turqinë për përshkallëzimin e tensioenve mes dy vendeve.

Pas bisedimeve në Paris mes kryeminsitrit grek Kyriakos Mitsotakis, Macron premtoi përshkallëzim të marrdhënies stategjike me Greqinë duke njoftuar një pakt të ri mesminsitrive të mbrojtjes së dy vendeve.

“Po flasim këtu për bashkëpunim dhe manovra të përbashkëta tokësore e detare. Do të dëshironim që dhe vendeve tëtejra kufitare të nabashkohen”, tha Macron,i cili më tej foli me keqardhje për marrveshjen ushtarake të nënshkruar së fundmi mes Turqisë e Libisë për përcaktimin e kufijve detarë dhe për ndërhyrjen në luftën civile të Tripolit.

“Franca mëbshtet Greqinë dhe Qipron sa i përket të drejtave të tyre sovrane, dhe dënon sfidimin e këtyre të drejtave nga Turqia. Ne përsërisim shqetësimet tonadhe dënojmë marrveshjen Turqi-Libi””, tha Macron.

Mitsotakis mirëpriti vendimin e Francës për dërgimin e fregatave në Mesdhe, duke i ëprshkruar ato si “agrantuese të paqes.” Ai shtoi se “Greqia e Franca po ndjekin një kuadër të ri të mbrojtjes strategjike”./Top Channel/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme