Franca dhe Kosova bashkëpunojnë në fushën e Mbrojtjes

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, u prit sot në Paris nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës, Geneviève Darrieussecq, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në një takim miqësor u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u bisedua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Berisha e njoftoi ministren franceze për zhvillimin dhe arritjet e FSK-së, përfshirë përmbushjen e kritereve dhe standardeve për transformim sipas standardeve të NATO-s.

Darrieussecq i mirëpriti arritjet e FSK-së dhe e nënvizoi gatishmërinë për bashkëpunim dypalësh që i kontribuon të dyja vendeve.

Franca është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe vizita e ministrit Berisha bëhet në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, për t’i shprehur mirënjohje Francës për kontributin e saj shumëdimensional.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme