Franca i ka bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që të mos bojkotojnë mallrat e saj.
Ky mesazh vjen në kohën kur tensionet mes Francës dhe vendeve islamike janë ndezur për shkak se presidenti Emmanuel Macron vendosi të shfaqë karikaturat e Profetit Muhamed në godinat e Parisit.
Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar. Ndërkohë protesta ka pasur në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës.
Liderët politikë nga Turqia deri në Pakistan kanë kritikuar Macron duke thënë se nuk po respekton lirinë e besimit.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Macron duhet të bëjë një kontroll mendor.
© SYRI.net