Frenat e prishur dhe shpejtësia e madhe shkak për aksidentin tragjik te Llaskarca

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka publikuar rezultatet e hetimit që kanë shkaktuar aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, te fshati Llaskarcë, ku humbën jetën 15 persona dhe mbetën të lënduar shumë të tjerë.

Sipas prokurorit, Sasho Rajçev hetimi ka zbuluar se aksidenti ka ndodhur për shkak shpejtësisë së madhe dhe parregullsisë së frenave të autobusit dhe se është manipuluar tahografi.

Shoferi ka vozitur me shpejtësi 99 km/h ndërsa shpejtësia e lejuar në atë rrugë për autobusët e tonazhit të lartë është 80 km/h. Në momentin e aksidentit shoferi nuk përdorte telefonin.

Nga Prokuroria pohojnë se shoferi vuan nga diabeti por në momentin e drejtimi të autobusit ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm është arrestuar pronari i kompanisë Durmo Turs, 4 punëtorë të kontrollit teknik dhe një person që ka kontrolluar tahografin. Të gjithë ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së qytetarëve në trafik sipas Kodit Penal.

Për 6 persona PPTH-ja ka kërkuar masën e paraburgimit ndërsa ndaj personit të shtatë masa kujdesi. Të gjithë personat për momentin ndodhen në stacion policorë në Shkup./Alsat/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme