Kundër propozimit të Partisë Socialiste për ndryshimet në Reformën Territoriale që bashkonë Bashkinë e Rrogoshinës me Kavajën kane dale edhe vetë socialistët në Rrogozhine.
Të rinjtë e PS kanë bërë thirrje për protestë në orën 19:00 në sheshin e qytetit për të mbrojtur interestat e qytetit.
Pas disa bashkive, Poliçan, Perrenjas, Klos e Dimal qe kanë kundërshuar hapur shkrirjen e tyre si bashki.
“RROGOZHINA NA THËRRET! Nesër, në orën 19:00, para Pallatit të Kulturës, të bashkohemi të gjithë në një protestë paqësore për të mbrojtur qytetin tonë.
Le të tregojmë se Rrogozhina ka zë, ka histori dhe meriton të mbetet Bashki.
Përtej interesave personale. Për fëmijët tanë. Për të ardhmen e Rrogozhinës.
Ju presim të gjithëve!”, shkruan FRESSH Rrogozhinenë në faqen zyrtare në Facebook.
Më herër thirrje për protestë kanë bërë edhe aktivistë apo ish-politikanë të Bashkisë Rrogozhinë.
Ish Kryetari i Degës së PD Rrogozhinë Ferdinand Saraci ka bërë thirrje për protest paqesore kundër shkrirjes së Bashkisë Rrogozhinë dhe bashkimin e saj me Kavajën.
“Të nderuar qytetarë të Bashkisë Rrogozhinë dhe të gjitha njësive administrative!
Ju ftojmë të bashkohemi në një protestë qytetare nesër, në orën 19:00, në Rrogozhinë, për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj reformës territoriale.
Ky është një vendim që prek drejtpërdrejt jetën e çdo qytetari dhe nuk duhet të merret pa dëgjuar zërin e komunitetit. Shërbimet publike duhet të jenë sa më pranë qytetarëve, jo të largohen edhe më shumë prej tyre.
Sot përballemi me vështirësi në marrjen e shërbimeve. Nëse kjo reformë zbatohet pa marrë parasysh interesin e banorëve, pasojat mund të jenë edhe më të rënda për të gjithë.
Le të tregojmë se zëri i qytetarëve ka vlerë. Vendimet që ndikojnë në të ardhmen tonë duhet të merren duke respektuar vullnetin e njerëzve.
Ejani dhe protestoni! Mbroni të drejtën tuaj për shërbime më pranë dhe një të ardhme më të mirë për Rrogozhinën”, shkruan Saraci në thirrjen e tij.
The post “FRESSH ” kundër Ramës, thërrasin protest kundër propozimit të PS për bashkimin e Rrogozhines me Kavajen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



