Fjalimet në bulevardin para kryeministrisë mbrëmjen e sotme, në ditën e 62-të të rezistencës qytetare dhe protestës popullore, është marshuar rrugëve të Tiranës, një rit që vijon edhe në muajin e tretë.
Qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij si dhe ndryshim të sistemit politik.
Parullat, pankartat dhe thirrjet e tyre kishin të bënin pikërisht me kërkesat që lexojnë prej disa javësh nga sheshi.
“Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria do revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe thirrje të tjera pasuan marshimin popullor.
Nga bulevardi kryesor ata kaluan në atë “Bajram Curri”.
The post “Ju erdhi fundi”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës në ditën e 62-të të protestës: Nesër më shumë! Rama jepe dorëheqjen, ndryshim sistemi! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



