Frikë nga qytetarët/ Arrestohet ish-deputeti, Rama mban larg njerëzit

Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është futur me forcë në furgonin e policisë si i shoqëruar. Mësohet se ai është futur në furgon me argumentin se nuk ka ftesë për këtë aktivitet ku do jetë dhe kryeministri Rama.

Ndërkohë janë ndaluar edhe disa gazetarë që po ndjekin aktivitetin që të futen, raporton ORA.

Po ashtu, policia po përplaset dhe me qytetarë të tjerë për të mos u afruar në aktivitet.

Banorët e zonës kanë dashur të ndjekin aktivitetin, duke respektuar emrin e Fishtës së madh, por u bë kohë që kryeministri Edi Rama po i mban larg qytetarët ngado që shkon.

Takimet e tij janë të inskenuara, ndërkohë që kryeministri ndiqet nga pas prej një ushtrie shoqëruesish.

© SYRI.net