Fronti Europian me reagimet opozitare, ASH e Selës kritikon qeverinë VLEN për postet ministrore

Aleanca për Shqiptarët si pjesë e Frontit Evropian ka reaguar për ministritë e paralajmëruara që do t’i kenë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme. Sipas tyre, ndodh që për herë të parë shqiptarët të drejtojnë vetëm 4 resore ministrore në Qeverinë e paralajmëruar nga VMRO-VLEN, dhe atë 4 nga 16 resore.

“Bile, edhe më keq, do bëjnë ndryshime ligjore që të bëhen 4 nga 19, e që do të jetë ekzekutimi politiko-institucional i shqiptarëve të RMV-së”, thonë nga Aleanca që drejtohet nga Ziadin Sela, transmeton Portalb.mk.

“Përgjatë këtyre tre dekadave shqiptarët në RMV kanë drejtuar më së paku 5 nga 15 resore ministrore, gjegjësisht 6 nga 15 ministri dhe së fundi 8 resore nga 16 (pa përmendur këtu ministrat pa portofol/zëvendëskryeministrat apo edhe ato në detyrë)”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata thonë se nuk ka resor Ministri për Integrim e as Ministri për Qeverisje të Mirë.

Kujtojmë se zgjidhjet kadrovike për eshalonin e parë dhe të dytë në pushtetin ekzekutiv janë para marrëveshjes përfundimtare në bisedimet ndërmjet grupeve punuese të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it dhe pritet që në ditët në vijim të shpallen zyrtarisht.

“Jemi përpara finalizimit të marrëveshjes për shkallën e parë dhe të dytë, për ministrat dhe zëvendësministrat. Por nuk mund të them emra, sepse është shumë e padrejtë që organet e partisë të marrin informacion nga publiku para se të shkojnë në organet e partisë. Në fundjavë do të marrim miratimin nga autoritetet partiake për këtë marrëveshje që kemi arritur”, tha Kasami.

Referuar burimeve nga VLEN, ditët e kaluara mediat publikuan disa nga zgjidhjet kadrovike për të cilat dyshohet se është arritur marrëveshje. Sipas këtyre informacioneve, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane Admirim Aliti nga Alternativa, i cili ishte ish-ministër i administratës në Qeverinë e LSDM-së dhe Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët supozohet se do të jetë përgjegjëse për qeverisjen e politikave të mirëqenies. Bashkëpartiaku i saj, Arben Taravari, ndonëse ka bërë të ditur se është ende në mendime, ka shumë të ngjarë që të qëndrojë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ku tashmë ka pasur një përvojë të tillë. Spekulohet se kuadri i VLEN-it do të drejtojë sektorin e ekonomisë dhe politikës sociale. Për departamentin e ekonomisë përmendet emri i Besar Durmishit nga Besa, i cili është kryetar i Këshillit në Tetovë. Koalicioni do të merrte gjithashtu një numër të konsiderueshëm postesh zëvendësministrash dhe sekretarësh shteti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme