Fruthi arrin edhe në Gjilan

Xhevat Demiri shefi i repartit të Infektologjisë në Gjilan ka thënë se në këtë repart tashmë janë shtrirë katër raste të morbillit – fruthit. “Dy raste janë nga Kaqaniku dhe njëri nga Hogoshti e tjetri nga Gjilani”, ka thënë Demiri.

 

Morbilli ose fruthi tashmë ka depërtuar edhe në rajonin e Anamoravës.Xhevat Demiri shef i reparti të infektologjisë në spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se katër raste janë të shtrira në këtë repart dhe gjendja e tyre nuk është e mirë.

“Janë rastet e para të morbillit në repartin tonë, dy janë fëmijë nga Kaqaniku dhe dy raste të rritur, njëra nga Hogoshti dhe tjetra nga Gjilani. Gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve nuk është e mirë kurse reparti ka nevojë për përforcim të kuadrit të mesëm”, ka thënë Demiri për rajonipress.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme