Kodrat e fshatit Frakull e Vogël e Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, e për pasojë janë djegur mbi 30 hektarë kullota dhe pemëtari.
Kodrat e fshatit Frakull e Vogël e Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, e për pasojë janë djegur mbi 30 hektarë kullota dhe pemëtari.
Zjarri është përhapur për shkak të erës së fortë, duke krijuar kështu vatra të reja, por dhe duke përfshirë disa ullishte.
Banorët e zonës shprehet se flakët po u afrohen banesave, ndaj kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ajri.
Sakaq, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë, e kjo për shkak të terrenit të vështirë malor, e po kështu nuk ka as rrugë kalimi.