Fshati me dy banorë

Për më shumë se 30 vjet, Juan Martin Colomer dhe bashkëshortja e tij Sinforosa Sancho kanë jetuar të vetëm në një fshat në kodrat lindore të Spanjës, ku dikur kanë frymuar më shumë se 200 banorë.

“Të gjithë kanë shkuar, ne jemi budallenjtë e vetëm që kanë qëndruar”, thotë në tallje Sinforosa, e cila këtë muaj mbush 85 vjet, teksa rri e ulur në shkallët e një ndërtese me fasadë në ngjyrë rozë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Kjo ndërtesë dikur ka qenë shkolla lokale e djelmoshave të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjithnjë kemi jetuar kështu. Kur bën ftohtë, ndezim zjarrin. Flemë të mbërthyer me batanije. Kur jeni këtu mbani pulë, lepuj, keni tokë dhe kështu, tek e fundit, ia dilni të mbijetoni disi”, thotë ajo.

Banorët kanë nisur t’i braktisin këto qytete rurale dhe fshatra të rajonit në kërkim të vendeve të punës nëpër qytete, menjëherë pas përfundimit të luftës civile në vitin 1939, duke e lënë prapa vetes një territor dyfish më të madh se Belgjika e që po shndërrohet në zonën më të pabanueshmen në të gjithë Bashkimin Evropian.

Dendësia e popullatës në këto pjesë është më pak se tetë banorë për një kilometër katror tokë dhe ata që kanë vendosur që ta sfidojnë trendin e shpopullimit tashmë po plaken, duke e dhënë shembullin drastik të një shoqërie në të cilën vdekjet janë më të shumta sesa lindjet.

Spanja ka regjistruar vitin e kaluar shkallën më të lartë të vdekjeve në proporcion me lindjet që nga nisja e matjeve në fillim të vitit 1941.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme