“Fshiu “gjurmët” e Ergys Agasit te vilat qeveritare në Durrës”/ Zbardhet roli i biznesmenit të arrestuar, Embro Sulejmani ndërhyri te kamerat e sigurisë

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksioni i SPAK sa i përket hetimeve për dosjen e nxehtë e cila njihet edhe si “aferat e AKSHI-t”.

Përpos Vlora Hysenit, për të cilën dy prokurorët, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti kërkuan masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra”, dy masa sigurie “arrest me burg” u lëshuan ndaj shefit të Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçin si dhe për biznesmenin, Embro Sulejmanin, i cili rezulton të jetë dhe administratori i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës.

Por, cili është roli i Sulejmanit?

Biznesmeni, i cili po ashtu është dhe administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë kur aty shfaqej Ergys Agasi.

Sipas informacioneve paraprake, ky veprim dyshohet të jetë bërë për të fshirë gjurmët e Agasit i cili përgjatë kohës kur dhe ishte në arrati thuhet se kishte frekuentuar vilat qeveritare.

Paralelisht agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në disa banesa në Tiranë, dhe në zonën e Shkozetit në Durrës. Kontrollet u kryen edhe në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda, si dhe Vlora Hysenit për të cilën është dhënë dhe masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mes masave të kërkuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO ka qenë edhe ajo ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se afera e AKSHI-t është cilësuar si një ndër më të rëndat në vendin tonë, në të cilën janë përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë, po ashtu dhe biznesmenë.

Më herët në kuadër të hetimeve për këtë dosje ra në pranga biznesmeni Ermal Beqiri, ndërkohë disa javë më vonë u bë i mundur edhe arrestimi i vetë Ergys Agasit.

The post “Fshiu “gjurmët” e Ergys Agasit te vilat qeveritare në Durrës”/ Zbardhet roli i biznesmenit të arrestuar, Embro Sulejmani ndërhyri te kamerat e sigurisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme