Zbulohen dy emra që u arrestuan në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK, një zyrtar policie dhe një biznesmen. Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për Fatjon Kalluci, shef tek laboratori shkencor i policisë si dhe Embro Sulejmanin, administratorin e një biznesi të njohur në Durrës.
Bëhet fjalë për administratorin e agroturizmit “Kodra e kuajve” në qytetin bregdetar.
Ndërkohë, kontrolle u ushtruan në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.
Sakaq, masë sigurie ‘arrest shtëpie’ u caktua dhe për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, masë e cila nuk është ekzekutuar, pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit për një vizitë zyrtare. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.
The post Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisjes, arrestohet administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani dhe një zyrtar policor appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



