Ministria për Forcën e Sigurisë bashkë me FSK-në dhe Komunën e Prishtinës kanë nisur një aksion tre ditor me rastin e festave të fundvitit për të shpërndarë dhurata për nxënësit e shkollave në kryeqytet, institucioneve shkollore dhe atyre që gjenden në ambientet spitalore, transmeton Klan Kosova.
Ky projekt është titulluar “Ty dashuri në paketë”.
Projekti “Ty Dashuri në Paketë” është realizuat nga fondacioni ”Mute” në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës.
Aksioni i FSK-së është shtrirë në 15 shkolla, ”SOS fshatin”, Klinikën e Pediatrisë, dhe Kliniken e Kirurgjisë.
Në këtë aksion mori pjesë edhe vet drejtori i Departamentit të BCU-së, Hajrush Kurtaj si dhe stafi i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.