FSK-ja me plot angazhime, stërvitet nga shtetet më të fuqishme në botë (Video-Foto)

Ndonëse ende s’ka marrë dritën jeshile për tu bërë ushtri, Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit ka në plan një sërë trajnimesh jashtë vendit. Ky institucion pritet që pjesëtarët e saj ti dërgoj në vendet të cilat kanë ushtritë më të përsosura.

Ministria e cila udhëhiqet nga Haki Demolli, në një përgjigje për “Indeksonline”, ka treguar se kanë disa marrëveshje me Ministritë e Mbrojtjes të disa shteteve mike.

“MFSK ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe me  Ministritë e Mbrojtjes me 13 shtete mike. Pjesëtarët e FSK-së trajnime  mbajë në shumë shtete si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli,  Gjermani, Turqi,  Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Maqedoni si dhe Holandë”, thuhet në përgjigjen e këtij dikasteri qeveritar.

Ndërkohë, armatimi që aktualisht posedon FSK-ja  i plotëson standardet e NATO-s.  Armatimi është prodhim, austriak, gjerman dhe  i SHBA-ve.

Poashtu, FSK-ja përdorë armë të lehta për përdorim personal, ku hyjnë armë brezi dhe armë të gjata.

Ndryshe, buxheti i MFSK-së për vitin 2017 është 51 milion euro./Indeksonline/(Ardian Beka)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme