Njësia e FSK-së u kthye nga stërvitja ndërkombëtare ,,Combined Resolve VIII’’ e cila është mbajtur në Gjermani.
Pjesëmarrja është realizuar me ftesë nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe në saje të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të.
Ushtrimin Fushor i NATO-s “Combined Resolve VIII” (Zgjidhja e Kombinuar -VIII) është mbajtur në bazën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë në Hohenfels të Gjermanisë, nga data 24 maj – 16 qershor 2017.
Bartës kryesor të ushtrimit kanë qenë forcat ushtarake Amerikane me anëtarët tjerë të NATO-s dhe partnerët me pjesëtarë nga shtetet e ndryshme si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Hungaria, Ukraina, Italia, Norvegjia, Finlanda etj. Në ushtrim janë kryer manovra ushtarake me forca të kombinuara në nivel brigade si operacione të mbrojtjes, sulmit dhe mbijetesës.
Kontingjenti i FSK-së ka qenë i përbërë nga 12 pjesëtarë i cili është integruar si pjesë e Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve, transmeton Klan Kosova.