FSK-së i shtohen edhe tre Gjeneralë Brigade

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar gradimin e tre kolonelëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gradën Gjeneral Brigade.

Me gradën Gjeneral Brigade janë graduar Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci, transmeton Klankosova.tv.

Pas gradimit, gjeneralja Halili është emëruar Drejtore e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes.

Astrit Haliti është emëruar Shef i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ndërsa Mehmet Lladrovci është emëruar Komandant i Forcave Tokësore të FSK-së.

Në ceremoninë zyrtare, gjeneralët e rinj kanë dhënë betimin para U.D. Presidentes Haxhiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme