Fundi i izolimit në përvjetorin e 16 të Republikës së Kosovës

Në përvjetorin e 16 të shtetësisë, Kosova ka hequr barrierat e izolimit të padrejtë, duke e siguruar mundësinë e udhëtimit në Zonën Schengen dhe shtete tjera. 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë Pasaporta e Republikës së Kosovës, është një dokument më i fortë e qytetarët e saj më të lirë për të udhëtuar sikur të tjerët në Ballkanin Perëndimor.

Merita më e madhe pa dyshim u takon vetë qytetarëve, që për shumë vite kanë pasur statusin e të “burgosurit”  në raport me fqinjët e tyre në shtetet ballkanike dhe janë maltretuar duke mbledhur dokumente për t’i çuar në Ambasada për ta siguruar një udhëtim jashtë vendit.

Në përvjetorin e 16 të shtetit Kosova hyri me një të drejtë që iu mohua gjatë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve gjithandej urime Dita e Pavarësisë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme