Fuqizohen reshjet në Shqipëri, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë natës

Orët vijuese parashikohet të sjellin fuqizim të përkohshëm të shirave fillimisht në ultësirën perëndimore dhe gradualisht në Qendër dhe Veri. Reshje që vijojnë edhe orët e para pas mesnatës ndërsa në zonat malore shfaqen reshje dëbore.

Por pavarësisht reshjeve gjatë orëve të natës, rreziku për përmbytje vjen në ulje. Problematike mbeten prurjet në lumin Vjosë, që janë mbi vlerën kritike.

Sipas Meteoalb: Paraditja e së dielës dhe orët vijuese kalojnë gradualisht në kushtet reshjeve të pakta në pjesën më të madhe të vendit. Dita e hënë mbetet me vranësirat të shpeshta por reshje të pakta në Jug dhe më pak Qendra e Veriu. Pjesa e dytë e së hënës dhe ditët vijuese sjellin mot kryesisht të kthjellët por të freskët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme