Furgonin Volkswagen e ktheu në shtëpizë lëvizëse, për të shëtitur në shumë shtete

Jennah Jenkis nga Aberdeen i Anglisë, që ka studiuar për dizajn të brendshëm, e ka kthyer furgonin Volkswagen në një shtëpizë lëvizëse.

 

Së bashku me të dashurin e saj, ata kanë udhëtuar në shumë vende evropiane, me këtë makinë së cilës nuk i mungon asgjë, transmeton Telegrafi.

“Mund të ndërtoja një shtëpi, por të mbyllesh dhe të qëndrosh në një hapësirë, nuk është jeta të cilën kam dëshirë ta bëj”, ka thënë Jenkis lidhur me rastin.

Pasi e kanë kryer aventurën evropiane, ata do të lundrojnë me anije së bashku me këtë veturë, për të shkuar në shtete tjera.

Makina ka ujë, të gjitha pajisjet e nevojshme si furrë dhe frigorifer, ndërsa nuk mungon hapësira e bollshme për pushim dhe gjumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme