“Furtunë” në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm! Veliaj komandon Alban Dokushin

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha.

Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin.

Dokushi rikthehet kështu në detyrë edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila kishte vendosur në favor të tij.

Lëvizjet në administratën e Bashkisë së Tiranës vijnë pas vendimit të Veliajt për të shkarkuar Anuela Ristanin, e cila ushtronte funksionet e kryetarit të bashkisë gjatë kohës që Veliaj ndodhet në paraburgim.

The post “Furtunë” në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm! Veliaj komandon Alban Dokushin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme