Sakte.net / 16 Shtator 2016 / 11:18
Kandidati republikan ka qenë lider i lëvizjes “birther”, lëvizje kjo që e ka vënë në pikëpytje shtetësinë e Obamas i cili ka lindur në Hawaii të ShBA-ve, transmeton Express.
Por, fushata e Trump tani e akuzon kandidaten demokrate Hillary Clinton se e kishte prezantuar “njollosjen” gjatë garës për nominimin e kandidatit demokrat në vitin 2008.
Megjithatë, nuk ka dëshmi që e lidhin Hillaryin me “Birthers” (personat që dyshojnë në ligjshmërinë e presidencës së Obamas për shkak të një teorie konspirative se Obama nuk është qytetar natyral i lindur në ShBA.)