Fushë Krujë – Sekuestrohen 425 kg kanabis, armë dhe municion. Në pranga 6 persona

Shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Një operacion masiv antidrogë i organizuar nga Policia e Shtetit në zonën e  Fushë Krujës është finalizuar me sekuestrimin e 425 kg kanabis, 12 armë zjarri e municion luftarak.

Në prangat e policisë kanë përfunduar 6 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në operacion u përfshinë “Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Prokuroria pranē Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe  Drejtoritë Vendore të Policive Tiranë dhe Durrës”.

Forcat policore në operacion  kanë ndërhyrë në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

Si rezultat  i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon  që ndodheshin shtetasit  Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg kanabis.

Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.

Gjashtë personat janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Janë arrestuar

-Bledar Coraj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

-Egli Selaci, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

-Shkëlqim Miri, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

-Amarildo Mulleti, 30 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë.

-Durim Demiri, 24  vjeç,  lindur dhe banues në Fushë Krujë.

-Hysni Demiri, 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Në kërkim

-P.D

 Gjatë operacionit të koduar  “Koordinimi” janë sekuestruar

-425 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa

– 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat  7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë  5 pushkë

-dy automjete dhe 10 aparate celularë.

Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme