G Bani tregon se çfarë bisedoi kur u takua me Xhenetën: Do të ishte gënjeshtër e madhe të thonim që…

I ftuari i radhës në emisionin “A je bre normal?” me Meriton Mjekiqin ka qenë G-Bani. Kjo intervistë është zhvilluar pak pasi ai doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, teksa kujtojmë që të martën ai rihyri sërish në lojë nga votat e publikut pas një televotimi.

G-Bani na rrëfeu shumë të pathëna nga karriera e tij, eksperienca brenda në shtëpi, marrëdhënien me banorët e tjerë, por dhe shumë detaje të tjera personale…

Cila është e vërteta e takimit tënd me Xhenetën, pasi ka pasur shumë aludime në rrjet?

Kur e takova Xhenetën para disa ditësh, nuk e takova me atributin e gjinisë së bukur, por e kam takuar në atributin e një motre. Sepse unë babain e saj e njoh, kam punuar në restorantin e dajave të Xhenetës, në Malmo, në Suedi. Kam punuar rreth një vit aty, kur kam qenë i dënuar me detyrim paraqitje në Suedi dhe duhej të tregoja një dimension të karakterit tim më të ligjshëm. Ia njoh babain dhe nënën Xhenetës, kështu që e kam takuar si motër.

Çfarë keni biseduar me Xhenetën?

Emri i Gjestit u përmend në bisedë. Do të ishte hipokrizi, do të ishte gënjeshtër e madhe të thonim që nuk është përmendur. Njerëzit kujtojnë se unë u përjashtova nga Gjesti. Unë nuk u përjashtova prej Gjestit, u përjashtova për gjestin që bëra unë kundrejt Gjestit. Nuk ishte faji i Gjestit, ai tha çfarë tha, ajo lojë nervash është. Gjesti është një djalosh që për mendimin tim, i shet të gjitha, traditën, besën, të tëra për lojën e vet. Unë nuk kam nevojë t’i vërtetoj militantëve ose fansave të Gjestit se sa e kam dashur dhe sa e kam përkrahur unë, sepse veprat flasin vetë, ka video që kush do që t’i shohë, i shikon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme