Gani Geci i reagon ashpër Xhavit Halitit – ia përmend një takim në aeroplan, bashkë me Sabri Fejzullahun

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se kishte pasur një takim të rastësishëm në aeroplan me Xhavit Halitin në vitin 2005.

Geci thotë se pyetja e parë që ia kishte bërë Halitit, ishte për komunikatën nr.59, gjë që Haliti e kishte mohuar se ishte shkruar nga ai.

Geci i kishte bërë edhe pyetje të tjera Halitit, e ky reagim vjen pasi mbrëmë nënkryetari i Kuvendit foli për komunikatën nr.59.

Po ashtu, Haliti në Rtv Dukagjini, ka folur edhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare dhe financimet e saj.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Meqenëse në emisionin e TV Dukagjinit, Xhavit Haliti ndër të tjera e përmendi edhe çështjen e Komunikatës nr 59 e shkruar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së kundër meje dhe familjes sime dhe e cila Komunikatë ishte një rren e një shpifje dhe një poshtërsi dhe këtë poshtërsi e kanë kundërshtuar në terësi qysh gjatë vitit 1998 Komandantët dhe anëtarë të Zonës Operative të UÇK-së në Drenicë.

Unë dëshiroj te ju tregoi rreth një takimi të rastësishëm që kisha me Xhavit Halitin në vitin 2005.

Unë Gani Geci personalisht e kam takuar Xhavit Halitin në një udhëtim me Aeroplan në linjën Prishtinë – Stuttgart, na ra puna që të jemi në rendin e njejtë të ulësve në aeroplan,apo ndoshta edhe dikush është kujdesur që të ulemi ashtu, nuk e di por e di që në mes ulur e kishim edhe Sabri Fejzullahun.

Me këtë rast pyetjen e parë që ia kam bërë Xhavit Halitit ka qenë:

Unë jam Gani Geci dhe e kam pyet :

“Kush e ka shkruar komunikatën Nr.59 kundër meje e familjes time? “…

Juve keni qenë antarë i Shtabit të Përgjithshem të UÇK -ës dhe duhet ta dini.

Xhavit Haliti më tha: Se kishte dëgjuar për mua përmes medieve por që ai e njeh vëllaun tim Halilin nga Shqipëria, meqenëse vëllau im ishte në Shtabin

Kolonel Ahmet Krasniqin dhe mund ta njihte.

Xhavit Haliti tha:” se nuk e di se kush e ka shkruar atë Komunikatë dhe se ai nuk e kishte shkruar.”

Ndërhyri Sabri Fejzullahi dhe tha ky është zemra e Shqiptarisë.Lëre Sabri i thashë, a të kujtohet ty kur në vitin 1999 ke ardhë ne shtëpinë tonë bashkë me Adnan Merovcin dhe thojshe se Ibrahim Rugoven e kam pas shokë klase dhe është Zemra e Shqiptarisë. Lëre të flet Xhaviti.

Gjatë udhëtimit dy orësh e kam pyetur edhe për vr asjen e Ahmet Krasniqit si dhe për Marrëveshjen e Oslos. Ai më tha se une ia kam gjet Ahmet Krasniqit banesën ne Tiranë dhe nuk ka pas Marrëveshje të Oslos sepse nuk jemi pajtuar rreth çështjeve se kush duhet me i shkruar komunikatat në emër të UÇK -së dhe ka dështuar nënshkrimi i ndoni marrëveshje.

Aso kohe Ahmet Krasniqi me bashkëpunëtorët e tij insistonin që të leshonim komunikatat e përbashkëta në emër të Luftës por ne nuk kemi pranuar dhe Marrëveshja ka dështuar.

Ndër të tjerash Xhvit Halitit ia kujtova faktin se si pasojë e asaj komunikate ndaj meje ishte bërë një atentat ne vitin 2001 me çrast më janë vrarëë dy shokët e mi dhe unë jam plagosur.

Xhavit Haliti përsëri më tha se nuk e di se kush e kishte shkruar atë komunikatë.

Çysh atehere ia kam brë me dije Xhavit Halitit se nuk do të ndalem kurrë duke e kërkuar autorin që e ka shkruar atë Komunikatë dhe drejtësinë do ta kërkoj me ligj edhe me Kanunë!

Ja kjo ishte biseda qe pata për her të parë me Xhavit Halitin në vitin 2005.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme