Gani Gërmia ka kaluar një periudhë jo shumë të mirë pas daljes nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova
.
Ai në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë” tha se ka pasur shumë ngarkesë.
Megjithatë, ish-konkurrenti thotë se nuk i bie pishman për asgjë që ka ndodhur brenda.
“Ka qenë mjegull, ka qenë shumë ngarkesë pas daljes. Duke e rikuperuar veten, tani jam mirë. E kam pasur një ngarkesë të jashtëzakonshme, dolën edhe shumë gjëra që nuk i kam pritur, prej jetës jashtë. Por mirë”, u shpreh ai.
Gazetari e humoristi theksoi: “Kam qenë i shkëputur jashtë çdo projekti. Kam dashur të merrem me familjen dhe jetën. Tani jam duke bërë një projekt. Është format shou që trajton tema të ndryshme”.
Krejt në fund, ai tha: “Kurrë në jetë nuk jam pishman. Bigu do të mbetet eksperienca më e mirë e jetës time. Unë jam shumë i lumtur që isha pjesë e Big Brother edhe brenda Bigut është një jetë ndryshe prej jashtë. Ajo që është me rëndësi që e gjithë ajo ngarkesë me kalimin e kohës ka me të mungu çdo ditë e më shumë. Kurrë pishman. Jam munduar ta bëj më të mirën”.
Fitues sivjet vlen të ceket se u shpall Lumbardh Salihu.