Gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zbardhen 13 emrat e kandidadëve, mes tyre Edmond Sulaj i Shkodrës

Janë zbardhur 13 emrat e aplikantëve të cilët po kandidojnë në garë për të qenë në krye të Policisë së Shtetit, që pas dorëheqjes nga detyra të Muhamet Rrumbullaku.


Mes kësaj liste është dhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj, i cili vetëm disa ditë më parë u përmend në Kuvend nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, me akuzën se është i përfshirë në bisedat në SkyECC.

Nuk vonoi shumë që të kishte një reagim nga Sulaj ndaj Bardhit, i cili përmes një postimi në rrjete sociale paralajmëroi se do të ndjekë procese ligjore ndaj tij.

Sakaq, ka mbetur edhe një ditë nga përfundimi i afatit të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kandidatët e deritanishëm për këtë post janë:

Lufti Minxhozi
Ilir Proda
Idajet Faskaj
Neritan Nallbati
Skënder Hita
Gentjan Shehaj
Ardian Çipa
Sami Rasha
Edmond Sulaj
Pëllumb Seferi
Adriatik Tafçiu
Saimir Boshnjaku
Shemsi Prençi

Kujtojmë se që prej datës 6 shtator, drejtori aktual i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, deri në përfundim të garës, është Sokol Bizhga.

Ky i fundit ka qenë zëvendës i Rrumbullakut.

Me datë 5 shtator, Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga posti i cili mbante.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme