Gardisti: Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava, më vjen keq për vajzën

Zbardhet dëshmia në Polici e gardistit Alket Arapaj, i cili vrau gruan e tij mëngjesin e sotëm. Para oficerëve të Policisë, Alket Arapaj ka thënë se gruaja e tradhtonte dhe kjo ishte arsyeja pse e vrau. Në gjendje rë rëndë psikologjike, Arapaj u shpreh se i vinte keq për vajzën 3-vjeç.

“Kishim më shumë se 10 vjet të martuar. Jam familjar i rregullt. Prej disa kohësh kisha dyshime se gruaja më tradhëtonte. Kohët e fundit dyshimi se ma tradhtonte më ishte përforcuar. Kisha filluar ti lija gjërat me shenjë brenda shtëpisë. Kur kthehesha në shtëpi pas pune i gjeja gjërat e lëvizuara. Për dyshimet që unë kisha, gruaja asnjëherë nuk më jepte një version të saktë dhe të qëndrueshëm. Krimin e kam kryer në momente të ngarkesës emocionale. Më vjen shumë keq për gocën”, – u shpreh Alket Arapaj në Polici.

Alket Arapaj e vrau Ervilma Seferin  me armën e shërbimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme