Lulzim Basha i jep ultimatum Edi Ramës: Deri të premten e 15 Shkurtit gjej zgjidhje politike

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar 16 shkurtin nga Elbasani si finalen e madhe, ku i gjithë populli do t’i kundërvihet një grushti njerëzish.

Teksa është pritur nga qindra mbështetës, të cilët e kanë përgëzuar por dhe kanë ndarë shqetësimet me të në lidhje me gjendjen aktuale të qytetit e rëndesën ekonomike, Basha është shprehur: “Me 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli, kundër një grushti njerëzish. Të gjithë! Janë të gjithë bashkë, kundër një grushti njerëzish.”

Më herët gjatë një takimi në Pogradec, Lulzim Basha i dha ultimatum kryeministrit Edi Rama 15 shkurtin për të gjetur zgjidhje politike. Në të kundërt, sipas tij, shqiptarët do ta tërheqin më 16 shkurt zvarrë nga zyra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme