Garip Kaba ose Ziadin Sela do të jenë kandidatët për kryetar të Strugës nga Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët brenda disa ditëve do të bëj të ditur në Strugë se cili do të jetë kandidati i tyre që do të garojë për të parin e Strugës, për t’u ulur në karriken e kryetarit të komunës së Strugës,shkruan Struga Ekspres.

Struga Ekspres mëson se janë vetëm dy emra të mundshëm për të kandiduar për postin e kryetarit të komunës së Strugës, Garip Kaba, anëtar i kryesisë qendrore tek Aleanca për Shqiptarët dhe një nga emrat me shumë peshë në këtë parti dhe aktualisht edhe drejtor i NP.KOMUNALE-në Strugë që shquhet në qytet si një nga drejtorët që ndryshoi imazhin e Strugës dhe i palodhshëm në punë duke e mirëmbajtur qytetin, higjinenën e qytetit dhe duke i dhënë një vend të veçantë gjelbërimit.

Nga ana tjetër pretendent është edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ish kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, cili udhëhoqi këtë komunë për 3 vite e gjysëm, pastaj pas zgjedhjes së tij si deputet, pasardhës i tij është Mustafa Zabzuni.
Në fund është kuvendi qendror i Aleancës do të vendosi se kush nga këta dy figuara me peshë në parti do të kandidojë për të parin e qytetit.
(Struga Ekspres)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme