I ftuar në emisionin ARENA, në Tv Shenja, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA është përgjigjur lidhur me disa tema që janë aktualizuar së fundmi në opinion. I pyetur lidhur me takimin midis udhëheqësve të BDIse dhe atyre të Aleancës, si dhe mospjesëmarrjen e Lëvizjes BESA në këtë takim, Gashi ka përsëritur qëndrimin se Lëvizja BESA do ta votonte formimin e qeverisë, por jo domosdoshmërisht do të ishte pjesë e një qeverie ku do të merrnin pjesë njerëz të inkriminuar dhe të përfolur për afera të ndryshme korruptive qe janë edhe subjekt hetimi i Prokurorisë Speciale.
“BDI dhe Aleanca i kane numrat qe te bejne qeveri qofte me VMRO qofte me LSDM – ne”, ka thënë Gashi duke lënë të nënkuptohet se BESA nuk do të jetë pjesë e kombinatorikave qeverisëse derisa në mesin e palëve ka persona mbi të cilët rëndojnë dyshime të forta për korrupsion.