I pyetur se si do ta dërgojnë Nikolla Gruevskin në burg, ashtu siç ka deklaruar gjatë fushatës parazgjedhore kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, deputeti i ardhshëm nga njësia zgjedhore nr 2, Afrim Gashi ka deklaruar se ish kryeministri i Maqedonisë ka plot akuza të ngritura nga Prokuroria Speciale dhe se Lëvizja BESA do të kërkojë edhe themelimin e Gjykatës Speciale.
“Ne do të kërkojmë një Gjykatë Speciale e cila do të merret me këto lënd të proceduara nga Prokuroria Speciale. Dhe ne besojmë se drejtësia duhet të shkojë në vend. Nëse vërtetë ai ka gabuar ajo Gjykatë do ta dërgojë atë në burg. Ne nuk
Sa i përket votave të shqiptarëve në Maqedoni për partinë e Zoran Zaev, Afrim Gashi është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të zhgënjimit të madh që kanë shkaktuar partitë shqiptare deri më tani.
“Në Maqedoni ekziston urrejtje e madhe ndaj Nikolla Gruevskit nga ana e shqiptarëve. Rrjedhimisht edhe ndaj Ali Ahmetit i cili e ka ndihmuar në gjithë veprimtarinë e tij antishqiptare. Dhe kur shqiptarët e panë se vota për Ali Ahmetin është votë për Nikolla Gruevskin, ata kërkonin një mënyrë tjetër alternative se si ta rrëzonin nga pushteti Nikolla Gruevskin”, ka deklaruar Gashi, i cili ka potencuar edhe sulmet dhe propagandën që është ushtruar ndaj Lëvizjes BESA nga i tërë aparati shtetëror VMRO – DPMNE – BDI.
“Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme këta votues do të rikthehen dhe do ta votojnë Lëvizjen BESA”, ka shprehur bindjen e tij sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi./Sakte.net