Gashi i BESËS: Ali Ahmeti po gënjen, nuk kemi dërguar letër Edi Ramës!

Deputeti i lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk ekziston një letër e hapur nga Lëvizja BESA, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa pretendimet e tilla të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, ai i quan si shpifje.

“Letër të hapur nga Lëvizja BESA drejtuar kryeministrit Rama nuk ekziston.
Ekziston një parti politike në Maqedoni që merret me shpifje, paguan një lajm në një televizion dhe pastaj thirret në lajmin që e ka shpifur vet.

Si i thonë kësaj gjendje nuk e di as vetë…. por që ka nevojë për shërim, nuk dyshoj aspak”, ka shkruar Gashi në facebook.

Kujtojmë se, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë emisionit të mbrëmshëm, në RTV21Speciale, ka thënë se fajtore dhe bujën më të madhe rreth Platformës Shqiptare e kanë bërë Lëvizja BESA.

Sipas tij, përfaqësues të BESËS kanë dërguar letër të hapur kryeministrit Edi Rama që kjo marrëveshje të nënshkruhet në Tiranë me ndërmjetësues Ramën.

Si pasojë e kësaj, tani partitë maqedonase, gjegjësisht VMRO-DPMNE-ja druhet se ky dokument po cenon sovranitetin e shtetit.

Dhe duke pasur parasysh që presidenti i shtetit është kuadër i VMRO-së, ai nuk pranon që të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë kreut të LSDM-së, duke u thirrur në Platformën Shqiptare si pengesë, pasi që e njëjta sipas tij, është gatuar në kuzhinat e shtetit fqinj, dhe paraqet ndërhyrje në sistemin shtetëror të Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme