Lidhur me aksidentin tragjik në Kroaci, ku të paktën 10 shqiptarë kanë humbur jetën, ka reaguar edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi.
“Duke u lutur për shpirtrtat e viktimave në aksidentin në afërsi të Sllovanski Brodit në Kroaci, urojmë që të lënduarit sa më shpejtë të rikthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa gjithë popullit shqiptar i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Gashi.