E fitojmë Tetovën në zgjedhjet lokale. Decid kryetari i Aletrnativës, Afrim Gashi.

Ai këto komente i bëri në emisionin “Policia” në Tv Globi.

“Punojmë në terren, kosolidojmë degët. Bashkë me ne edhe Aleanca për Shqiptarët punon dhe Tetova patjetër se do të fitohet. Unë e kam këtë bindje, qytetarët duan ndryshim dhe nuk duan ta shohin BDI-në nëpër komuna akoma”, tha kryetari i AAA, Afrim Gashi.

Gashi më tej tha se me ASH-në do të korrin fitore të madhe në zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet lokale në RMV mbahen në tetor të këtij viti.