Zaharieva për “Zoom” dhe “sakte.net”: Marrëdhëniet e Bullgarisë me shqiptarët janë të mrekullueshme! (Video)

Në një intervistë ekskluzive për zoom.mk dhe sakte.net , ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, flet për momentin aktual të negociatave mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut, për tejkalim të dallimeve historike.

Në këtë intervistë, Zaharieva thotë se raportet mes dy vendeve kanë qenë edhe më të ftohta në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit.

Zgjidhjen e problemeve Zaharieva e sheh tek respektimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, për ulje të emocioneve dhe deklaratave provokative. Ministrja bullgare thekson se Maqedonia e veriut pas anëtarësimit në NATO, është tërhequr nga disa obligime që burojnë nga marrëveshje.

E pyetur se si janë raportet e Bullgarisë me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Zaharieva përgjigjet shkurt: “Prekrasni” (Të mrekullueshme) dhe shton se Bullgaria nuk ka asnjë kontest të hapur me shqiptarët dhe se ka penguar qëllimin e disa vendeve evropiane për të ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në negociatat për anëtarësim në BE./sakte/net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme