Gashi: Shteti të jetë i barabartë me të gjithë etnitë

” Pra, të gjithë ne, shqiptarë, maqedonas, turq, romë, boshnjakë, vllahë etj., duhet të fillojmë ta ndjejmë shtetin si i joni, ndërsa shteti të jetë i barabartë dhe i drejtë me të gjithë ne si etni të ndryshme, njëherazi duke e ruajtur distancën dhe baraspeshën ndaj secilës etni. Kështu, kur maqedonasve u kontestohet gjuha, identiteti, historia e kisha, ne si shqiptarë, por edhe komunitetet e tjera, do të qëndrojmë pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në mënyrë institucionale e shtetërore t’u dalim në mbrojtje ndaj këtyre sulmeve. Por, edhe kur shqiptarët të ndjehen të pabarabartë në këtë shtet dhe ta shohin shtetin si të padrejtë ndaj tyre, do të duhet të parët të reagojnë maqedonasit, por edhe komunitetet e tjera, që shqiptarët të ndjehen të barabartë dhe shtetin ta ndjejnë si të tyre. Dhe, këtu nuk mbaron gjithçka. Vërtet marrëdhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve janë thelbësore për ekzistencën dhe zhvillimin e shtetit, por ne nuk guxojmë të ndalemi këtu, sepse në këtë vend jetojnë edhe komunitete të tjera, të cilat duhet ta ndjejnë këtë shtet njësoj si të gjithë ne. Kjo duhet të vlejë edhe për turqit, edhe për boshnjakët, vllahët e gjithë të tjerët, derisa shteti të shndërrohet në mekanizëm për realizimin etnik të të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe të drejtë”, ka thënë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, në ditën e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme