Gati 11 vjet, lista pozitive e ilaçeve nuk është rishikuar

Gazetar: Miki Trajkovski

Gati 11 vjet, lista pozitive e ilaçeve në vend nuk është rishikuar. Farmacistët paralajmërojnë se në listë ka barna që mjekët mezi i shkruajnë dhe prandaj qytetarët detyrohen të paguajnë barna të shtrenjta.

Qytetarët thonë se japin shuma të mëdha për barnat dhe një pjesë e mirë e tyre paguhen privatisht.

“Ilaçet janë vërtet shumë të shtrenjta. Duhet bërë diçka, të paktën ilaçet bazë të jenë në listën pozitive, që populli të ketë përfitim”, tha një qytetar.

“Ilaçet janë shumë të shtrenjta, por unë i shmang shumë ilaçet. Ka ilaçe, por janë të shtrenjta”, shtoi një tjetër qytetar.

“Jam në pension. Varet nga sëmundja, por terapia është e shtrenjtë. A paguani privatisht apo janë barna në listën pozitive? Një pjesë e përdori nga lista pozitive dhe një pjesë nga ato që janë të shtrenjta. Unë paguaj 10 euro çdo muaj për tension. Tani në listën pozitive ka barna që nuk janë efektive dhe kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi një qytetar.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në periudhën e kaluar është punuar intensivisht për ndryshimet në ligjin për barnat dhe rregulloren e re, që ka qenë i vitit 2012. Në fillim të listës pozitive do të futen barnat që janë pjesë e listës primare dhe në fazën e dytë barnat nga lista e spitalit. Pritet që gjatë këtij viti qytetarët të kenë mundësi të blejnë terapi të reja inovative me çmime më të ulëta ose pa pagesë shtesë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme