Sakte.net / e Enjte 22 Shtator 2016 / 11:36
Deputetja Besa Gaxherri nga LDK thotë se serbët e Kosovës duhet të respektojnë Kushtetutën.
Ajo tha se nuk do lejohet as kishë as xhami në oborrin e UP-së dhe ka kërkuar nga kryeministri që t’ua tërheq vërejtjen ministrave serb në Kosovë të mos japin deklarata politike, raporton lajmi.
Ajo tha se Kosova po vazhdon të ardhmen por nuk ka harruar të kaluarën dhe persekutimin që i është bërë popullit. Gaxherri ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e provokimeve.