Gaz lotsjellës në tubimin e Vetëvendosjes në Kodrën e Trimave

Sonte u mbajt tubimi i tretë me radhë në lagjen Kodra e Trimave, ku qindra të pranishëm, mbështetës të Vetëvendosjes kërkonin mandatin e dytë të qeverisjes sonë në Prishtinë.

Persona të infiltruar brenda sallës hodhën sprej lotsjellës për ta prishur këtë tubim, por kjo nuk ndikoi fare në uljen e entuziazmit të qytetarëve të pranishëm në sallë, thotë kumtesa partiake. .

Në kët tubim nënkryetari i Dardan Sejdiu tha se sa herë po vijmë në Kodrën e Trimave, po bindemi në fitoren tonë pa balotazh, po bindemi në fitoren tonë për Kuvend Komunal.

“Është tubimi i tretë me radhë në këtë lagje, dhe secilin herë e më shumë po na forcohet bindja për fitore bindëse që me 22 tetor. Angazhimi i qytetarëve të Kodrës së Trimave për Vetëvendosjes, ka bërë që Lëvizja jonë të rritet në vazhdimësi, dhe fitorja jonë të jetë e pakontestueshme”, tha ndër të tjera Sejdiu.

Sipas kumtesës, kur erdhi radha e kryetarit Shpend Ahmeti, brohoritjet e vazhdueshme të banorëve të Kodrës së Trimave “Vetëvendosje “Fitore – Fitore”, ia pamundësuan atij fjalimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme