Gaza, rritet në të paktën 29.606 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Të paktën 92 palestinezë të tjerë u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar në 24 orët e fundit, si dhe 123 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza, okupacioni izraelit gjatë 24 orëve të fundit kreu tetë masakra kundër familjeve në enklavë, duke lënë 92 martirë dhe 123 të plagosur.

“Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 29.606 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 69.737 të tjerë janë plagosur.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, për të cilin Tel Avivi thotë se vrau afër 1.200 njerëz.

Lufta izraelite në Gaza ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së territorit palestinez mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Për herë të parë që nga krijimi i tij në vitin 1948, Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në Gaza. Një vendim i përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme