Gazetarët nuk lejohen në qendrën ku po rinumërohen votat e LDK-së në Vushtrri

Gazetarët nuk janë lejuar të hynë brenda në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve aty ku në orën 10:00 ka nisur rinumërimi i votave të Lidhjes Demokratike (LDK) në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Policia që po qëndron jashtë QNR-së u ka thënë gazetarëve se nuk u lejohet hyrja. Në qendër janë të pranishëm edhe Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë të mërkurën dha urdhër të rinumërohen votat e LDK-së në të gjithë Vushtrrinë pas ankesës së pranuar të kandidates për deputete, Rrezarta Krasniqi, e cila akuzoi bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim me vota.

Në një vendvotim në Vushtrri, sipas Prokurorisë, Xhafer Tahiri ka marrë më shumë vota sesa kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Dyshime janë ngritur edhe për një vendvotim tjetër.

Gazetarët janë lejuar të përcjellin numërimin e të gjitha votave nëpër qendrat komunale të numërimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme