Gazetari Peter Mas thotë se Trump përdor retorikën e Millosheviqit

Gazetari amerikan, Peter Mas, në kolumnën e tij për magazinën “Intersept” ka bërë një krahasim të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, dhe presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump

Mas ka qenë gazetar gjatë luftës së Kosovës dhe Bosnjës dhe kishte raportuar për Ballkanin që nga vitet e ’90. Në atë kohë, ai kishte raportuar për “New York Times” dhe “Washington Post”.

Në kolumnën e tij të titulluar “Çka më ka mësuar Sllobodan Millosheviqi për Donald Trump-in”, Mas ka përshkruar retorikën lavire të kohës që kaloi në vitet e ’90 në Ballkan.

Mas krahasimin e tij mes presidentëve e bën në fjalitë e tyre të inaugurimeve që i patën.

“Për të gjithë ata që vuajnë, këto fjalë i them për ju, ne ju dëgjojmë, ne ju shohim dhe kurrë kurrë nuk do të injoroheni”, ka thënë Trump në inaugurimin e tij për president të SHBA’së, fjali të cilën Mas e sheh si variant i fjalisë së Millosheviqit “Askush nuk guxon të ju rrahë”, derisa fliste për Kosovën, transmeton Gazeta Express.

“Millosheviqi ka krijuar realitetin e tij”, thotë Mas, i cili e kishte intervistuar Millosheviqin në atë kohë, derisa ishte në pushtet.

Gazetari Mas kujton fjalët e para të Millosheviqit kur u takua me të për të realizuar intervistën.

“Pse ke shkruar gënjeshtra në lidhje me vendimet e mia?”, i kishte thënë Millosheviq në takimin e parë. “Ata na fajësojnë për politikë nacionaliste, unë nuk besoj se ne bëjmë politikë nacionaliste”, i kishte thënë Millosheviqi gazetarit amerikan, derisa ata kishin biseduar për forcat ushtarake që organizuan shkatërrimin në Bosnje dhe qytetet e tjera rreth Sarajevës.

Mas thotë se Millosheviq nuk ishte teatral si Donald Trump, por ishte “mjeshtër i fjalëve alternative”.

“Millosheviqi ka jetuar në një dimension tjetër, në zonën e muzgut të gënjeshtrës. Ai u bë mjeshtër, mjeshtër i trillimit.

“Ashtu si Trump, edhe Millosheviqit i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes.

“Myslimanët po e bombardojnë vetën”, kishte thënë Rakovan Karaxhiq tregon gazetari amerikan derisa ishte në Sarajevë gjatë bombardimeve dhe kjo zonë ishte e rrethuar tërësisht.

“Myslimanët vullnetarisht po largohen nga shtëpitë e tyre, nuk po largojmë ne”, i kishte thënë Karaxhiq gazetarit Mas.

Mas tregon dhe idetë e Radovan Karaxhiqit ishin groteske. “E dija shumë mirë situatën në Bosnje, e dija se Karaxhiq gënjente botën, ishte i shtirur. Ai ka gënjyer çdo ditë për situatën atje, madje, disa herë në ditë”, rrëfen Mas për kohën sa ishte reporter gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë. /GazetaExpress/