E sot ai është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit, rast për të cilin ai pretendon se ka informacione për kryerësit dhe vendndoshjen e tyre, raporton lajmi.net.
Se ai është duke u marrë në pyetje e ka konfirmuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, për lajmi.net.
Ai ka bërë të ditur që janë në fazën përfundimtare të intervistimit të Cvetkoviqit dhe pas kësaj ky i fundit ka të drejtë të prononcohet për media.
“Tani për tani jemi në fazën përfundimtare të intervistimit, pastaj ai ka të drejtë të prononcohet për media”, është shprehur Hoxha.
Ndryshe, rrëmbimin e tij, Cvetkoviq e kishte lidhur edhe me aktivitetin e tij hetues në rastin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq