Gazetarja e Al Jazeera u qëllua për vdekje në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite e kanë qëlluar për vdekje gazetaren e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Palestinë.

Ajo u godit nga një plumb të mërkurën, derisa ishte duke raportuar për bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, sipas ministrisë dhe gazetarëve të Al Jazeera.

Ebu Akleh kishte veshur një jelek në të cilin i shkruante se është gazetare. Nga spitali e konfirmuan se ajo ka vdekur, thanë nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë.

Rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të qarta, por videot e incidentit tregojnë se Abu Akleh u qëllua në kokë, tha Nida Ibrahim nga Al Jazeera.

Ndërsa, nga ushtria izraelite thanë se ata kishin shtënë me armë zjarri dhe eksplozivë gjatë operacionit në Jenin dhe se ata u qëlluan kundër. Ai shtoi se ngjarja me gazetaren është duke u hetuar, shkruan Al Jazeera, transmeton KlanKosova.tv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme